Modelja Adela Cani ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, aty ku zbuloi se ditët e para të karantinës e kapi paniku dhe frika.
Kjo gjë ka bërë që modelja të humbiste edhe disa kilogramë per shkak te stresit te akumuluar.
“Në fakt unë isha shumë pesimiste dhe thoja si nuk dalim shumë. E kam përjetuar shumë keq këtë kohë, Duke fjetur gjumë gjatë ditës dhe netët pa gjumë, kështu e kam kaluar karantinën. Kam filluar të adaptohem pak, mendova pse jo të bëhem një make-up artist dhe e aplikova këtë gjë tek vetja. Kam rënë katër kilogramë prej stresit. Kam kursyer para, nuk mendon që të porosisësh sepse ke mamanë që të gatuante dhe më mësoi të gatuaja edhe unë”, tha modelja gjatë intervistës.
Gjithashtu Adela zbuloi se gjatë karantinës arriti të mësonte ti jepte biçikletës.
‘Në fakt faleminderit karantinës që unë mësova biçikleten. Gjatë gjithë kësaj e kam përdorur, xhiro afër shtëpisë pasi kemi pjesë oborri’- u shpreh më tej modelja.