Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Kamberi tregon pse e zgjodhi Shqipërinë para Kosovës

17:10 / November 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kamberu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Florian Kamberi është risia e Kombëtares Shqiptare për grumbullimin për ndeshjet e fundit eliminatore të Euro 2020-ës, ndaj Andorrës dhe Francës.

Sulmuesi që luan për Hibernian në Skoci, zgjodhi të përfaqësojë kuqezinjtë, para Zvicrës dhe Kosovës, ndërsa në konferencën për shtyp të ditës së sotme tregoi edhe arsyet e këtij vendimi.

Si ju kanë pritur te Kombëtarja dhe pse zgjodhët Shqipërinë?
Çunat më kanë pritur shumë mirë dhe seancat stërvitore kanë shkuar vërtetë mirë. Kuptohem mirë me të gjithë dhe më kanë qëndruar pranë e mbajtur afër. Kam pasur kontakte me Shqipërinë, Kosovën dhe Zvicrën, por kuqezinjtë janë treguar më të interesuar dhe e kam pasur të lehtë që të zgjedh ata.

Si qëndron e vërteta e kontakteve tuaja me Kosovën e Zvicrën?
Unë e pata sqaruar që në fillim, se pikë së pari dua që të stabilizohem në një klub dhe pastaj do zgjedh, ndonëse isha i hapur për të tre opsionet. Pasi kalova një vit te Hibernian, pashë që Shqipëria u interesua më shumë dhe vendosa të zgjedh kuqezinjtë.

A jeni gati dhe në formë për të debutuar?
Jam gati dhe në formë mjaft të mirë. Shpresoj të luaj në këto takime. Me dokumentet merren njerëz të tjerë, unë përgjigjem vetëm në fushë dhe jam në formë.

Mendoni se mund të përshtateni me skemat e Rejës?
Nuk kam folur akoma me Rejën dhe do ta bëj këtë më vonë, por ai luan me 3-5-2 dhe unë ndihem më mirë me skemën me dy sulmues përpara.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Amorim vendos objektivin: “Milani duhet të luftojë për titullin, jemi një klub që synon trofetë”

11:04 / August 7, 2026

“Luftë” me Infantinon, FSHF publikon letrën e presidentit Duka në FIFA: Tërhiqemi nga…

17:00 / August 6, 2026

‘The Guardian’ zbulon: Si punonte Infantino me klubet më të rëndësishme për projektin e Super League të FIFA

15:00 / August 6, 2026

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

10:30 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.