Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kamerat e bandave në rrugët e Shqipërisë, eksperti: Policia i ka ditur dhe i ka mbrojtur

09:27 / February 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Avenir Peka ekspert sigurie
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej disa ditësh, në mabrë vendin Policia e Shtetit po zhvillon operacionin “Fijet” që lidhet me çmontimin e kamerave të sigurisë që janë në dorën e grupeve kriminale. Por eksperti i sigurisë, Avenir Peka, thotë se është një operacion i vonuar dhe gjysmak. Sipas tij, diçka do të përsëritet në të ardhmen.

“Çështja e kamerave është më e komplikuar sesa thjesht monitorimi. Po të ishte vetëm në një qytet, do të thonim që është mangësi e policisë lokale. Janë individë që jetojnë në shtëpi private, me rrugë të gjata deri në banesën e tyre dhe janë kamera të vendosura për të kontrolluar territorin ndaj bandave rivale ose ndonjë polici të guximshëm. Kur një kryetar i një grupi kriminal markon zonën e vet të banimit me kamera, janë gjëra që i bien në sy kujtdo që kalon andej, nuk ka nevojë për ndonjë operacion të veçantë policie”, deklaroi Peka.

“Në Shkodër, për shembull, ka dy banda kryesore rivale, që kontrollojnë njëra-tjetrën. Këto kamera kanë një qendër kontrolli nëpër banesa, por edhe në celular. Policia i ka ditur dhe i ka mbrojtur.

Ajo që ndërlikon situatën është që edhe institucionet e tjera e kanë ditur dhe i kanë mbrojtur. Kjo tregon që ka marrëdhënie të institucionalizuar. Kamerat nuk duheshin lejuar të montoheshin në radhë të parë. Implikimi është i dyfishtë: polici dhe institucione të tjera. Që mua më çon në përfundimin që nuk është çështje lokale, por bashkërendimi bëhet në Tiranë”, shton eksperti i sigurisë.

kamera sigurie
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.