47-vjeçari Guxim Gjyriqi u eliminua teksa po ecte drejt karburantit të tij, mbrëmjen e djeshme pak para mesnate.
Mësohet se autorët po e prisnin jashtë lokalit biznesmenin dhe më pas në ecje e sipër me automjet e qëlluan me breshëri automatiku.
Autorët ikën më pas në drejtim të paditur ndërkohë që automjeti është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pamjet i janë shpërndarë gjithë komisariateve të Rajonit Verilindor.
Mësohet se Gjyriqi ishte djalë tezeje me Fatmir, Halil, Shkëlqim dhe Ylli Haklaj, të gjithë të vrarë gjatë viteve 1988-2001 në Bajram Curri.
Nuk dihet ende nëse vrasja e Gjyriqit ka të bëjë me ngjarjet e 20 viteve më parë apo lidhet me ndonjë konflikt tjetër.
Guxim Gjyriqi ishte person pa precedent të mëparshëm kriminalë./ abcnews
