Policia e Kamzës ka proceduar penalisht një 48 vjeçar i cili është edhe drejtor i një shkolle në këtë qytet. Ai akuzohet se ka ushtruar ushtruar dhunë ndaj dy të miturve.
Me anë të një videoje të publikuar në media e cila mendohet se është realizuar rreth 4 vjet më parë, shtetasi me iniciale P. O., 48 vjeç, me detyrë drejtor në një shkollë në Kamzë ka keqtrajtuar dy nxënës të shkollës që drejtonte.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin P. O., 48 vjeç, me detyrë drejtor në një shkollë në Kamzë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi sipas pamjeve të transmetuara në një emision investigativ, ka keqtrajtuar dy nxënës. Pas verifikimeve të kryera, dyshohet se videoja është realizuar para 4 viteve.
