Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kamëz/ Spiropali me banorë të “Lagjes së Tropojanëve”: Dikur bashkia më e keqeverisur në vend, sot një kantier i madh transformimi

22:01 / March 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 20210330 WA0071
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesja politike e PS për Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, vazhdon turin e saj të takimeve elektorale me qytetarët e Qarkut Tiranë.

Ministrja Spiropali shprehet se Partia Socialiste e meriton një mandat të tretë për të vazhduar me punët e nisura, duke nisur nga rindërtimi dhe projektet infrastrukturore, tek rritja e pagave dhe pensioneve, modernizimin e infrastrukturës arsimore, etj.

“Siç ju jeni këtu burra të besës te lagjja e Tropojanëve edhe unë jam një grua e besës. Se njeriu nuk ndahet në gjini po për cilësinë e karakterit që ka. Nuk do lodhemi, dhe nuk do mërzitemi deri sa punët ti mbyllim ashtu siç duhet.” – u tha ministrja gjatë takimit me banorë të lagjeve Dardania dhe Dragobia, ose siç ndryshe e quajnë lagjja e Tropojanëve.

“Ne, në këtë 1 vit e gjysëm në bashkinë e Kamzës kemi dëshmuar me fakte se dimë të punojmë. Kopshtet, shkollat dhe çerdhet që po ndërtohen sot në Kamëz janë nga më të mirat në Shqipëri. Do ndërtohen plotë 23 të tilla të reja.” – shtoi ministrja.

“Sipas raporteve bashkia Kamëz ka qënë më e keqeverisura ndër gjithë bashkitë e vendit. Kanë menduar për vete, për partinë e tyre e jo për të ardhmen e Shqipërisë. A thua se e kishin tapinë e vet Kamzën.” – u shpreh Spiropali.

Kandidatja për zgjedhjet e 25 Prillit, Elisa Spiropali, mban numrin 9 në listën e Tiranës për Partinë Socialiste dhe do të përfaqësojë në parlementin shqiptar bashkinë Kamëz.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.