Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Beratit. Një mjet tip kamionçinë ka goditur një këmbësor, 40 vjeç, dhe pasi e ka tërhequr zvarrë disa metra, e ka lënë të shtrirë në rrugë dhe është larguar nga vendngjarja.
I plagosuri do të transportohet me ambulancë drejt Spitalit të Traumës, për një ndihmë më të specializuar.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u ndalua dhe u shoqërua në polici.