Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, në Qafë-Muzinë, kur një kamion është përplasur me një veturë dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në greminë.
Shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i autoveturës duke u përplasur me kamionin me targa AA729XE. Si pasojë e parakalimit të gabuar, shoferi nga Durrësi i kamionit ka tentuar që të manovrojë, por e ka pasur të pamundur duke bërë që të dyja mjetet të përfundojnë në greminë.