Me origjinë shqiptare, por lindur dhe rritur në Greqi, kampionia e Europës në hedhje shtize, Elina Xhengo mbërriti në Selanik, qytetin ku jeton, ku u prit në mënyrë të ngrohtë nga shumë qytetarë.
Surpriza nuk u kufizua vetëm brenda aeroportit, pasi me të dalë në ajër të hapur, Elinën e prisnin akoma më shumë njerëz me duartrokitje dhe fishekzjarrë.
Elina Tzengko, (Xhengo) u shpall kampione e Europës në garën e hedhjes me shtizë për Greqinë. E lindur në Greqi nga prindër shqiptarë nga Korça, ajo cila dominoi garën e hedhjes së shtizës me hedhjen 65 metra e 81 centimetra në Mynih, duke fituar medaljen e artë.