Një çift bashkëshortësh janë plagosur me armë zjarri në afërsi të banesës së tyre në rrethana ende të paqarta.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kosova” në Kamzë dhe ndërkohë po kryhen kontrolle për kapjen e autorit.
Të plagosurit u dërguan në spital nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
