Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kanabis dhe dhunë në familje, policia e Tiranës vë në pranga 4 personave, nën hetim 2 të tjerë

09:36 / January 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka prangosur 4 persona dhe ka marrë nën hetim në gjendje të lirë 2 të tjerë. Një 52-vjeçar është prangosur pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa një i ri, 25 vjeç, është kapur me kanabis.

Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe një 34-vjeçar me iniciale D.H., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjet e iu sekuestrua kanabis. Nën hetim janë dy edhe dy shokët e tij F.Sh dhe E.K, pasagjer në mjetin që drejtonte 34-vjeçari, dhe akuzohen për “moskallëzim krimi”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën 2 raste të tjera. Si rezultat e të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

• D.H., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit canabis sattiva. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F.Sh dhe E.K, për veprën penale “Moskallëzim i Krimit”, pasagjer në mjetin që drejtonte shtetasi D.H.

•S.H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar më mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte dhe kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit canabis sattiva.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Q., 52 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R.M., 42 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.59 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

pranga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.