Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kanabis me skaf në liqenin e Pogradecit, shkon në 5 numri i të arrestuarve

11:43 / October 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkon në 5 numri i të ndaluarve në kuadër të operacionit Hudenishit, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme kanabisi.Trafikimi bëhej përmes liqenit të Pogradecit.

Vihet në pranga njëri prej shtetasve të shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Gjatë dy fazave të këtij operacioni, u sekuestruan gjithsej 61 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, sasi e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Hudënishti”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, të finalizuar në dy faza më datë 07.08.2021 dhe 14.09.2021, si rezultat i të cilit u ndaluan 4 shtetas, u shpallën në kërkim 4 të tjerë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale në total 61 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila kishte destinacion trafikimin drejt Maqedonisë së Veriut, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim S. O., 44 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 13.08.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 44-vjeçarit, për veprat penale të lartpërmendura, i cili nga verifikimet e kryera rezulton të ketë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt vendit tonë.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.