Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kanabis në bagazhin e makinës, në pranga tre të rinjtë durrsakë

08:54 / July 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanabis bagazh
foto arkiv
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Elbasanit bën të ditur se ka sekuestruar një sasi prej 6 kg kanabis sativa dhe ka vënë në pranga tre të rinj.

Ata janë ndaluar pas informacioneve që kishte marrë porosia dhe gjatë kontrollit në Stëblevë të Elbasanit u gjet dhe sasia e drogës.

NJOFTIMI

Elbasan

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor “Stëbleva”.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Librazhd.

Sekuestrohet një sasi kanabis, automjeti ku u gjet lënda narkotike dhe dy aparate celular.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se 3 shtetas po transportonin lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stëbleva”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.B., 31 vjeç, Sh.H., 31 vjeç dhe A.P., 31 vjeç, të tre banues në Durrës.

Në fshatin Stëblevë,Librazhd, gjatë kontrollit të mjetit tip “Nisan ”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kg lëndë narkotike kanabis.

Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.