Policia e Tiranës ka arrestuar tre të rinj për shitje narkotikësh në sajë të operacionit të koduar “Quantity”.
Kontrolli është ushtruar në lavazhin në pronësi të A.O, ku kanë gjetur kanabis sativa. Në pranga është vënë edhe punonjësi i lavazhit.
Ndërkaq vëllait të A.O, teksa policia ka vijuar kontrollin në shtëpi, në afërsi të saj në ambientin ku ai po qëndronte gjeti edhe 131 doza të tjera kanabis.
NJOFTIMI
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, operacioni i koduar “Quantity”.
Vihen në pranga 3 shtetas.
Sekuestrohet dhjetra doza me lëndë narkotike cannabis sativa, dhe 3 aparate celular.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shitjen e lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, ka organizuar dhe finalizuar operacionin të koduar “Quantity”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
G.D., 28 vjeç, K.O., 26 vjeç dhe A.O., 29 vjeç , (vëllezer) të tre banues nëTiranë .
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se 3 shtetas merreshin me shitjen e lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, në një lavazh në rrugën “Alush Frakulla”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ushtruar kontroll në lavazhin në pronësi të shtetasit A.O., dhe punonjës shtetasin G.D. Si rezultat i kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa. Më pas ka vijuar kontrolli në banesën e shtetasit A.O., ku në afërsi të banesës kanë konstatuar shtetasin K.O., ( vellain e shtetasin A.O.,), dhe në kontrollin e ambientit ku po qëndronte ky shtetas kanë gjetur dhe sekuestruar 131 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, dhe tre aparate celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve G.D., K.O dhe A.O., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
