Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kanabis nga Kakavija. Në pranga zviceranë, izraelitë dhe kroatë

11:36 / September 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Kufitare në Kakavijë njofton se ka goditur dy raste të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas Policisë së Shtetit, për të dyja rastet janë vënë në pranga 4 shtetas të huaj, si dhe janë sekuestruar lëndë narkotike kanabis në formë çokollate. Po ashtu, janë sekuestruar edhe dy peshore elektronike, 2 automjetet më të cilat lëviznin të arrestuarit dhe 4 celulare. Ndërkohë, mësohet se të arrestuarit janë banues në Zvicër, Izrael dhe Kroaci.

Njoftimi i plotë

Kontrolle intensive për të garantuar qarkullimin e ligjshëm të shtetasve dhe mallrave, në hyrje/dalje, si dhe për të goditur paligjshmëritë. Nga kontrollet, konstatohen dhe goditen 2 raste të tjera të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, drejt vendeve të BE-së.

Për të dyja rastet, vihen në pranga 4 shtetas të huaj, si dhe sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa (në sasi dhe në formë çokollate), 2 peshore elektronike, 2 automjetet me të cilat lëviznin të arrestuarit dhe 4 celularë.

Krahas angazhimit maksimal, 24/7, për të ofruar shërbim të shpejtë, cilësor dhe me etikë, përgjatë të gjithë sezonit turistik 2023, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kakavije, në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë vijuar kontrollet me përzgjedhje dhe ato të bazuara në informacionet e inteligjencës policore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Nga kontrollet, në dalje të vendit, u goditën 2 raste të tjera të tentativës për të trafikuar cannabis sativa, raste për të cilat specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit:

-S. H., 25 vjeç, banues në Zvicër, I. D., 23 vjeç, banues në Izrael dhe R. A., 23 vjeç, banues në Izrael, pasi gjatë kontrolleve në vijë të dytë, fizike dhe në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, u gjet lëndë narkotike cannabis sativa, në formë çokollate dhe 2 peshore elektronike;

-D. P., 24 vjeç, banues në Kroaci, pasi gjatë kontrolleve në vijë të dytë, fizike dhe në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Lënda narkotike e të dyja rasteve, 2 peshoret elektronike, 2 automjetet dhe celularët e të arrestuarve u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’”.

Kakavija
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.