Edhe pse ndodhet shumë pranë SHBA-ve (vendi me më shumë të infektuar me Covid-19 në botë), Kanadaja nuk raporton kaq shumë raste të vdekjeve dhe të të infektuarve nga koronavirusi.
Në Kanada, kanë ndërruar jetë si shkak i virusit deri tani 717 persona.
Ndërsa, numri i të infektuarve me virusin vdekjeprurës ka shkuar në 24 383 njerëz.
Edhe bashkëshortja e kryeministrit kanadez, Sophie Gregoire Trudeau rezultoi pozitive me Covid-19. Si rrjedhojë, kreu i qeverisë kanadeze Justin Trudeau hyri në një regjim karantine, ndërsa doli prej andej pak më parë.
