Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kanadaja kufizon imigrimin për të frenuar “rritjen e popullsisë”

22:02 / October 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
marc miller
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanadaja tha të enjten se ka vendosur të ulë ndjeshëm objektivat e imigracionit në përpjekje për të “ndalur rritjen e popullsisë”, një ndryshim që pason rënien e mbështetjes së publikut për imigracionin.

Njoftimi vjen pasi popullsia kanadeze u rrit në 41 milionë, e nxitur kryesisht nga një valë e pashembullt imigrantësh.

Ministria e imigracionit kishte planifikuar më parë të lejonte hyrjen e 500,000 banorë të rinj me status të përhershëm në vend në vitet 2025 dhe 2026.

Por objektivi i ri tani parashikon pranimin e 395,000 njerëzve në vitin e ardhshëm dhe 380,000 të tjerëve në vitin 2026. Qeveria kanadeze vendosi si objektiv për vitin 2027 pranimin e jo më shumë se 365,000 mijë imigrantëve.

Ministria e imigracionit tha se qëllimi i planit ishte “të ndalonte rritjen e popullsisë në aspektin afatshkurtër për të krijuar kushte për një rritje të mirë-menaxhuar dhe të qëndrueshme në aspektin afatgjatë”.

“Ndonëse është e qartë se ekonomia jonë ka nevojë për njerëz, ne po shohim se vendi ynë po përballet me trysni të ndryshme, që kërkojnë përshtatjen e politikave me rrethanat e reja”, tha përmes një deklarate Ministri i Imigracionit Marc Miller.

Ministria tha se plani synon gjithashtu të lehtësojë trysninë e krijuar nga rritja e kostos së strehimit. Kanadezët radhisin vazhdimisht koston e lartë të qerasë apo kredisë së shtëpive si një shqetësim kryesor ekonomik.

Ministria vlerësoi se rritja e imigracionit ndihmoi ekonominë kanadeze të dilte nga pandemia koronavirusit, duke shmangur rënien e saj.

Një sondazh muajin e kaluar nga Instituti “Environics” mbi qëndrimet e publikut ndaj imigracionit zbuloi se “për herë të parë në një çerek shekulli, një shumicë e qartë e kanadezëve thanë se ka nivel të lartë të imigracionit”.

Pesëdhjetë e tetë për qind e kanadezëve besojnë se vendi pranon shumë emigrantë, një rritje me 14 për qind krahasuar me të dhënat e sondazhit të vitit 2023.

frenim imigrimi Kanadaja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.