Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kandidatja për kancelare në Gjermani bën deklaratën e fortë kundër Merkel: Ka rrezikuar jetën e njerëzve me…

21:21 / August 24, 20212 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
800 0 6125430f4db62
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kandidatja e së Majtës për Kancelare, Janine Wissler ka fajësuar qeverinë gjermane për injorimin e paralajmërimeve të hershme për një përkeqësim të situatës në Afganistan në mënyrë që të shmangë një debat të brendshëm mbi ardhjet e reja të refugjatëve dhe emigrantëve. Kandidatja e së Majtës beson se pas dominimit të talebanëve, nuk është koha që Gjermania të tërheqë ndihmën e zhvillimit për Afganistanin.

“Unë jam absolutisht kundër shkurtimit të fondeve për bashkëpunimin e zhvillimit. Këto janë për njerëzit, të cilët vuajnë si nga duart e talebanëve ashtu edhe nga kriza e tmerrshme humanitare në vend. Sigurisht, ne duhet të ndjekim zhvillimet”, u shpreh Wissler.

Afganistani ishte një përfitues kryesor i ndihmës gjermane për zhvillim këtë vit, i cili aktualisht vlerësohet në 250 milionë euro – megjithatë këto para ende nuk janë dhwnw. Vlen të përmendet se shuma e përgjithshme e zhvillimit dhe ndihmës humanitare që Gjermania kishte planifikuar për Afganistanin këtë vit në buxhetin e saj do të arrinte në rreth 430 milion euro.

Qëndrimi i qeverisë gjermane është “i turpshëm”

Janine Wissler përdor gjithashtu një gjuhë të ashpër se si qeveria gjermane ka trajtuar personelin gjerman në Afganistan, duke folur për mungesën e një plani për largimin e tij të sigurt.

“Kjo është një mënyrë e mjerueshme për t’u marrë me stafin. Ata po heqin 65,000 litra birrë nga vendi. Në fakt, në fund të qershorit, duke pasur parasysh tërheqjen e trupave gjermane nga Afganistani, ushtria gjermane kishte ndaluar konsumimin e alkoolit dhe në fluturime speciale ata sillnin sasi të mëdha birre dhe pije të tjera alkoolike jashtë vendit. Ushtria gjermane gjithashtu ishte e shqetësuar për sulmet e mundshme talebane dhe për këtë arsye nuk donte që ushtarët në Afganistan të konsumonin alkool”, tha ajo.

Kandidatja e majtë akuzon anëtarët e qeverisë Merkel për një sërë lëvizjesh të gabuara dhe të rrezikshme në Afganistan për arsye parazgjedhore.

“Ajo që po bën qeveria gjermane është e turpshme. Është e qartë se qeveria në tërësi ndan përgjegjësinë dhe me këtë nënkuptoj edhe kancelaren dhe zëvendëskancelarin. Qeveria ka rrezikuar jetën e njerëzve me veprimet e saj. Kam frikë se ata thjesht u përpoqën ta linin çështjen për zgjedhjet e mëvonshme . Ata u përpoqën të shmangnin një debat mbi emigracionin në Gjermani para zgjedhjeve dhe për këtë arsye rrezikuan jetën e tyre,” përfundoi ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Diplomatja e BE-së, Kallas shkon në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit

16:43 / May 23, 2025

Franca dhe Gjermania me një “non-paper” për Republikën Sërpska, ja çfarë masash propozon dokumenti

16:39 / May 23, 2025

Zbulohet makina që do të mbajë Papa Leoni XIV

14:32 / May 23, 2025

“The Telegraph” zbulon shkakun e ‘Black Out-it’ masiv në Spanjë

13:20 / May 23, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.