Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Kanë ardhur ata të SPAK-ut, puna duhet bërë xixë”/ Zbardhen përgjime të tjera nga dosja që prangosi Fatos Tushen

19:22 / July 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tushe 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë zbardhur të tjera përgjime të dosjes së plotë hetimore që çoi në arrestimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, Flamur Peqinit, Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike, dhe 9 zyrtarë të tjerë lokalë.

Në bisedën e datës 18 janar të këtij viti Flamur Peqini i thotë biznesmenit Ibrahim Lami se ikin ditët dhe nuk gjejnë dot numra protokolli, dhe supervizori nuk është lidhur me inxhinierin.

Ibrahimi i thotë që do të lidhet direkt. Flamuri vijon me bisedat e tij dhe në ditët në vijim ku tregon shqetësim për këtë punë, duke shprehur se nuk ka përfunduar kanali dhe se puna duhet bere xixe duke patur parasysh se kanë ardhur ata të SPAK-ut.

Pjesë nga Dosja

Nga numri i protokollit të vendosur në Kontratën e lidhur më datë 19.11.2020 për mbikëqyrjen e punimeve të tenderit, midis AK dhe inxhinieres Natasha Myrtaj, që rezulton të jetë 395 prot., dyshohet se procesverbali për fillimin e punimeve është përpiluar dhe nënshkruar më para në rend protokollar/shkresor. Kjo, pasi nga bisedat e zhvilluara në muajin Janar 2021 rezulton se i gjithë procesi i supervizimit në lidhje me këtë tender është bërë në muajin janar 2021.

Flamur Peqini: Ikin ditët dhe nuk gjejmë dot numra protokolli. Supervizori nuk është lidhur me inxhinierin

Ibrahim Lami: Do lidhem direkt

Flamur Peqini: Nuk ka përfunduar kanali. Puna duhet bërë xixë, se kanë ardhë ata të SPAK-ut

Më datë 20.01.2021, Policia Gjyqësore e ngarkuar me këtë hetim ka sekuestruar dokumentacionin e tenderit për rehabilitimin e kanalit ujitës. Madje Flamuri i kërkon që të flasë në lidhje me këtë pjesë dhe Ibrahimi i thotë që do ketë fol Fatosi me B… për këtë gjë dhe Flamuri i thitë sërish që t’ia kujtojë këtë gjë. Në një nga bisedat midis Flamurit dhe Ibrahimit rezulton se Ibrahimi i dërgon numrin e Indritit si supervizor dhe është pikërisht ky i fundit që është angazhuar për përgatitjen e supervizimit. Po ashtu, më datë 18.01.2021, ora 14:50 Ibrahimi bisedon me Flamurin:

Ibrahim Lami: O Mule a foli gjë me Bardhin ai, se e mora dhe tha po e marr menjëherë?

Flamur Peqini: Foli, foli se isha me Bardhin në makinë. Po i thuaj që ta bëjë dosjen të gjithën të plotë që ta mbyllim të gjithën…

Në bisedën e datës 20.01.2021, ora 13:09 Flamuri i thotë: “Hë Braçe, se po të bezdis prapë unë ty… po thuaj asaj supervizores të vijë këtej se po na ikën data dhe nuk kemi ku ruajmë numrin e protokollit, se do mbyll dosja ore… se ka folë ky inxhinieri dhe i thotë jo do vijë sot, jo nesër dhe kemi ngel kështu. Merre dhe thuaji të vijë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja merr dy vendimet e para, urdhër “Financave”: Zhblloko paratë për GJKKO dhe Gjykatën e Durrësit

16:16 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.