Një ngjarje e rënda ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një aksident i rëndë ka lëndë të plagosur dy efektivë të “Shqiponjave”.
Dy efektivët e plagosur rëndë janë Edison Mehmetaj dhe Jurgin Duka, ndërkohë që policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që ka shkaktuar aksidentin me pasoja të rënda.
I dashuri e kërcënoi me kallashnikov pas zënkës për xhelozi, zbardhet si ndodhi ngjarja e rëndë në Korçë dhe fati i keq që e ka ndjekur 15-vjeçaren që i kanë vrarë prindërit
Mësohet se dy efektivët kanë fraktura dhe hematoma në gjymtyrë, ndërsa një grup hetimor po verifikon provat në vendngjarje për të kuptuar se kush e ka pasur fajin.
Rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).
Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
