Që kur u mësua se një metal që përmbajnë disa marmita, ose konvertuesë katalitikë siç njihen ndryshe, që sot vlen 20 herë më shumë se ari, janë shtuar masivisht vjedhjet e makinave në Angli.
Mediat britanike shkruajnë se rodiumi, i përdorur tek konvertuesit katalitikë, nga 750 paundë për ons që vlente në 2014-tën, sot shkon në 20 mijë paundë një ons. Paladiumi, metali tjetër i gjendur po te këto marmita, është 1.688 paundë për ons, çka i bën të dy ata më të shtrenjtë se floriri që shitet për 1,230 paundë per një ons ose 31,1 gramë. E njejta gjë vlen dhe për platinin në përbërjen e tyre.
Me vjedhjet e tyre, bandat mund të bëjnë miliona çdo vit.
Vjedhja e konvertuesve katalitikë ka “kërcyer” mbi 100% në dy vitet e fundit në Angli dhe këto pjesë janë tepër të lehta për t’u vjedhur.
Çmontimi nuk zgjat veçse pak minuta.
Zakonisht për goditje të tilla veprojnë në grup. rabitësit e parkojnë makinën shumë pranë asaj që kanë shënjestruar dhe presin momentin kur në rrugë nuk ka njeri.
Një rast i regjistruar nga një kamera sigurie në Hurley, Warks tregon se çmontimin arrijnë ta bëjnë vetëm për dy minuta.
“The Sun” citon punonjësin e një garazhi të pohojë se “ kanë pasur disa klientë në ditë që i kanë sjellë makinat sepse i kishin marrë marmitën. Aq shumë vidhen sa nuk përballojmë dot kërkesën e nuk arrijmë t`ia dorëzojmë aq shpejt sa ç’i kërkojnë”, shprehet ai.
Çmimi i zëvendësimit të këtyre pjesëve ndryshon nga lloji i makinës, por mund të variojënga 200 paundë në mbi 600 paundë, shkruan BBC.
