Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Kanë ndërruar jetë, por s’janë çregjistruar, miliona lekë pensione të paguara gabimisht, ISSH  në gjyqe me bankat

17:45 / April 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
instituti sigurimeve pensione
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në gjykatat shqiptare të shkallës së parë janë në shqyrtim qindra kërkesa të Institutit të Sigurimeve Shoqërore ndaj një sërë bankash të nivelit të dytë, lidhur me rikthimin në fondin e sigurimeve shoqërore të shumave të parave të kredituara në llogarinë e pensionistëve, të cilët kanë ndërruar jetë.

Në këto raste, nisur nga statusi ligjor i llogarive bankare individuale, për kthimin e shumave, bankat kërkojnë një vendim gjykate.

Mbështetetur në këto ankimime, nga praktika e përditshme kanë rezultuar raste, sidomos ndër pensionistët që janë rezidentë jashtë shtetit, se kur pensionisti ka ndërruar jetë, çregjistrimi i tij në regjistrin e gjendjes civile është bërë me vonesë, ndërkohë që pensioni ka vazhduar t’i kreditohet në llogarinë e tij bankare edhe pas ndarjes nga jeta.

Në shumicën e rasteve, këstet e gjeneruara për pagesë, për llogari të pensionistit, nuk janë tërhequr dhe kanë mbetur në llogarinë e tij bankare, janë bllokuar për t’u bërë të pa pagueshme, por nuk mund të kthehen në llogaritë e fondit me kërkesë zyrtare të organeve të Sigurimeve Shoqërore.

Për zgjidhjen e kësaj problematike qeveria ka parashikuar një projektligj, për nxjerrjen e një vendimi nga ana e organeve të sigurimeve shoqërore që përbën titull ekzekutiv të detyrueshëm për t’u ekzekutuar nga bankat.

Ndryshimet përcaktojnë procedurën e rikthimit në fondin e sigurimeve shoqërore të shumave të kredituara në llogarinë e pensionistit, pas vdekjes së tij, për shkak të çregjistrimit me vonesë nga regjistri i gjendjes civile.

Nëpërmjet një vendimi që organet e sigurimeve shoqërore nxjerrin dhe që përben titull ekzekutiv, i ekzekutueshëm nga banka, shumat e bllokuara i rikthehen fondit të sigurimeve shoqërore.

Shtesa në ligj ka për qëllim dhënien e të drejtës organeve e sigurimeve shoqërore të nxjerrin titull ekzekutiv për të bërë të mundur kthimin në llogaritë e sigurimeve shoqërore të kësteve mujore të pensioneve që janë gjeneruar dhe kaluar padrejtësisht në llogarinë bankare të pensionistit.

Bazuar në legjislacionin e sigurimeve shoqërore, ISSH gjeneron dhe xhiron pensionin mujor në llogarinë bankare dhe në degën e bankës që ka zgjedhur vetë pensionisti, për çdo muaj.

Kreditimi i pensionit ka limitin deri në gjashtë muaj. Çdo 6 muaj pensionisti duhet të konfirmoj në bankë rregullshmërinë e pagesës së përfitimeve, në këtë mënyrë edhe qënien e tij në jetë. / Armand Meta

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.