Shumë vajza të njohura të ekranit e kanë nisur karrierën e tyre si velina në emisione të ndryshme ose si vajza imazhi për televizionet e njohura shqiptare. Mirëpo, ndonëse disa prej tyre tashmë janë bërë moderatore, shumë të tjera e ndërprenë karrierën e tyre në mes dhe ndonëse dikur ishin shumë të famshme, prej vitesh ato janë larguar nga vëmendja mediatike.
Aida Bajraktari
Të gjithë e mbajnë mend Aida Bajraktarin e cila ka qenë një nga velinat e para të ‘Fiks Fare’ në Top Channel. Aida së bashku me Edën, kujtohen edhe sot si dy vajzat e para velina në Shqipëri, të cilat në atë kohë bënë bujë dhe me këngën e tyre ‘Sorkadhja’, shkruan Xing.al. Siç dihet Aida pas eksperiencës së saj si velin e ‘Fiks Fare’, drejtoi për disa sezone programe sportive në Super Sport të Digitalb, por më pas ajo u largua nga media duke mos marrë më pjesë në asnjë emision. Sot ish-velina është bërë nënë e 2 djemve të quajtur Daniel dhe Migel.
Eda Molla
Eda po ashtu së bashku me Aidën u bë e njohur në ‘Fiks Fare’, por ndryshe nga kolegia e saj, nuk vazhdoi të ishte më pjesë e emisioneve të ndryshme dhe u largua shumë shpejt nga vëmendja e mediave dhe e publikut. Siç rrëfeu në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, Eda momentalisht është fokusuar vetëm tek rritja e dy fëmijëve të saj djali 3 vjeç dhe vajzës 1.
Kristela Gjoka
Ish-modelja Kristela Gjoka u bë shumë e njohur për publikun shqiptar që pas pjesëmarrjes së saj në emisioni “Tjetri” në Top Channel që prezantohej nga moderatori Ed Manushi. Pas përfundimit të këtij emisioni, Kristelën e pamë në rubrikën “Pa limit” të Luana Vjollcës si aktore, mirëpo më pas ajo u shkëput nga televizioni dhe u martua me reperin kosovar Noga, shkruan Xing.al. Martesa e tyre zgjati shumë pak dhe ndarja u komentua në media pasi Noga e akuzoi Kristelën për ab.or.tim të fëmijës. Që prej asaj ndodhie, Kristela u largua përfundimisht nga ekrani dhe prej kohësh nuk është dëgjuar më për të.
Dorisa Kacorri
Dorisa Kacorri është një nga ish velinat e ‘Fiks Fare’ e cila u dallua për pamjen e saj të ëmbël. Por, ndryshe nga kolegia e saj Gea Braha e cila pas përfundimit të aventurës në ‘Fiks Fare’ vijoi si prezantuese në Digitalb, Dorisa vendosi që të shkëputej nga televizioni dhe prej kohësh gjithashtu nuk është aktive as në rrjetet sociale.
Petrula Spiro
Petrula Spiro së bashku me motrën e saj Viola Spiro e nisën të dyja së bashku karrierën si velina të emisionit investigativ ‘Fiks Fare’, shkruan Xing.al. Mirëpo, ndonëse Viola vazhdoi karrierën e saj si moderatore dhe prej vitesh ka prezantuar një sërë emisionesh të njohura sportive, Petrula u tërhoq nga televizioni dhe prej kohësh vijon jetën e saj larg ekranit, ku siç dhe ka treguar Viola në postimet e saj është fejuar me personin e zemrën.
Romina Alku, Sophia Çanit
Të gjithë e mbajnë mend Sophien e parë të Çanit e cila ka qenë prej vitesh përkrahë moderatorit Arian Çani në emisionin ‘Zonë e lirë’. Romina Alku vajza bjonde e cila gjithmonë njihej me emrin Sophia, që prej largimit të saj nga emisioni ‘Zonë e lirë’, nuk mori më pjesë në asnjë emision tjetër,thotë Xing.al Siç u përfol në atë kohë Romina u fejua dhe fejesa e saj ishte dhe një nga arsyet e largimit nga emisioni.
Eralda Hitaj
Eralda Hitaj bukuroshja brune me sytë jeshil, e cila e nisi karrierën e saj si imazh publicitar në disa nga spotet e ‘Top Channel’ dhe më pas u kthye në një ndër moderatoret më të dashura për publikun. Eralda e cila ishte shpallur edhe ‘Miss Shqipëria 2006’ u cilësua shpesh herë si një ndër femrat më të bukura shqiptare, megjithatë ajo prej vitesh nuk është më pjesë e ekranit, shkruan Xing.al. Siç ka rrëfyer dhe ajo në disa intervista pak vite më parë, është larguar në Gjermani së bashku me bashkëshortin dhe djalin. Tashmë Eralda në Gjermani punon në një qendër rehabilitimi.
Anisa Mukaj
Anisa Mukaj është po ashtu një nga ish velinat e emisionit investigativ ‘Fiks Fare’ e cila krahas punës si velin ka qenë dhe një nga modelet më të kërkuara shqiptare. Anisa që prej largimit nga Top Channel ajo nuk u shfaq më në ekran dhe siç u mësua kohë më parë, Anisa ndodhet në Turqi ku dhe po ndjek karrierën si modele dhe aktore.
Andonia Dobi/ Sophia e 2-t e Çanit
Pas largimit të Romina Alkut përkrahë Arian Çanit dy vite më parë erdhi bukuroshja bjonde Andonia Dobi e cila që në daljen e saj të parë tërhoqi vëmendjen për pamjen e ëmbël. Andonia qëndroi disa puntata në emisionin ‘Zonë e lirë’ dhe më pas u largua duke u tërhequr dhe nga modelingu. Prej disa muajsh bukuroshja shqiptare është bërë nënë e një vajze dhe duket se i është dedikuar tërësisht mëmësisë.
Brisi Mehmeti
Brisi Mehmeti ka qenë velina bjonde e emisionit “Fiks Fare” e cila së bashku me Anisa Mukajn tërhoqën shumë vëmendjen me pamjen e tyre. Brisi pas përfundimit të aventurës si velin e emisionit të njohur vazhdoi të ishte aktive në media dhe u bë pjesë e disa intervistave, mirëpo prej kohësh nuk është dëgjuar më për të. Siç u mësua, Brisi i është përkushtuar prej kohësh modelingut dhe shpesh është shprehur se ka shumë dëshirë që të bëhet moderatore, ndonëse nuk ka mundur.
Gloria Meshi
Pas largimit të Alesia Bamit nga emisioni investigativ “Stop”, vendin e saj e zuri një vajzë e re e quajtur Gloria Meshi. Gloria ishte e njohur për publikun dhe për rolin e saj si aktore në disa prej skeçeve në emisionin “Xing me Ermalin”. Mirëpo, aventura e saj zgjati shumë pak duke qenë se Gloria qëndroi vetëm dy puntata në emisionin ‘Stop’ dhe më pas u zëvendësua nga balerina Aulona Limani. / Bordo /