Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçar i cili ka kanosur me armë pronarin e një lokali. Mësohet se Sokol Tanushi armën ia kishte marrë dhe fshehur A.K, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje. Dhe ky i fundit është shpallur në kërkim. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Babrrusë.
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. T., 39 vjeç, pasi në Babrru ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. Ll. Gjatë kontrollit për gjetjen e armës nga veprimet hetimore rezultoi se arma e zjarrit është marrë dhe fshehur nga shtetasi A. K., i pranishëm në vendngjarje, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
