Mëngjesin e kësaj të mërkure kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga kantieri i ndërtimit të ekoparkut të Durrësit.
Duke bërë krahasimin se si ka qenë më parë ky vend, Rama thotë se ky është kantieri i mushkërisë së re të Durrësit.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me gangrenën e frikshme të Durrësit dje, kantierin e mushkërisë së re të qytetit sot dhe shembëlltyrën e bukur të Ekoparkut nesër, ju uroj një ditë të mbarë😍”, thotë Rama.
