Zemra e re e Laçit e ka quajtur kryeministri Edi Rama lagjen e re të ndërtuar në këtë qytet pas tërmetit dëmtues të 26 nëntorit të 2019-tës.
Këtë mëngjes ai ka postuar pamjet nga punimet që po vijojnë e që priten të mbarojnë së shpejti. “Mirëmëngjes dhe me zemrën e re të Laçit pas katastrofës së 26 nëntorit tragjik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
