Debate dhe replika të forta ka në këtë seancë plenare, e cila edhe pse nuk ka nisur, por deputetët e opozitës kanë shkuar më herët dhe në shenjë proteste kanë lëvizur nga vendi dhe kthyer përmbys karriget e kolegëve të tyre socialistë. Kjo ka sjellë replika të forta mes palëve. Në debat është përfshirë deputeti i PD-së, Ervin Salianji, Qefalia, por dhe Toni Gogu.
REPLIKAT
Salianji: Karriget janë të popullit nuk janë të tuajat.
Qefalia: Po pse ti përfaqëson popullin?
Salianji: Po po, ata përfaqësoj. Ti përfaqëson bandat
Gogu-Salianjit: Kamikaz paligjshmërie!
