Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kaos në QSUT, qytetarët lëvizin lirshëm në spital. Kompania përgjegjëse për ruajtjen “Illyrian Guard” shkurton stafin

22:13 / June 16, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1592311006 517
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është kthyer në vatrën më të madhe të infektimit me COVID-19. Edhe pse qytetarët i drejtohen kësaj qendre spitalore për të marrë shërbim, për fat të keq, është shndërruar edhe në një burim infektimi. Gjashtë reparte shërbimesh janë infektuar nga COVID-19, spitali francez, Urgjenca Qendrore, hematologjia, mjekësia interve, kirurgjia dhe pediatria. Për këtë, siç edhe vetë ministria e Shëndetësisë, e ka pranuar ka pasur një ulje të vigjilencës. Vetëm ditën e sotme në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv 82 persona, e ndërsa është shënuar edhe një viktimë, duke e çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me virusin në 37.
Nga një vëzhgim brenda ambienteve të kësaj qendre spitalore, lehtësisht konstaton mosrespektim të asnjë mase të distancimit fizik, ndërkohë që qytetarë të shumtë vijojnë që të jenë pranë të afërme të tyre, edhe pse ata vetë mund të jenë burim infektimi ndonëse asimpomatikë.
Edhe pse Ministria e Shëndetësisë paguan miliona lekë për ruajtjen e sigurisë, por edhe të rregullimit brenda kësaj qendra spitale, pothuajse ky shërbim është inekzisent. Asnjë punonjës i shoqërisë tregtare “Illyrian Guard”, sh.a që u krijua me shpejtësi nga ministri i Brendshëm Lleshaj nuk duket dhe aq më pak të pengojë hyrjen e qytetarëve në këto mjedise.
Në të tre hyrjet e kësaj qendra spitalore, dy nga ana e rrugës së Dibrës dhe një tjetër nga Spitali Nr 5 ku është dhe Pediatria, çdo qytetar mund të kalojë lirisht, ndërkohë që kundrejt një rryshfeti të vogël mund të vizitosh të afërmin tënd edhe jashtë orarit të lejuar.
Më keq akoma, këto tre porta shërbejnë edhe si një rrugë kalimi për banorët e këtyre dy lagjeve.
Pavarësisht se një nga masat e kërkuara edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka qenë distancimi fizik, në këto mjedise shihen grumbullime qytetarësh që presin me orë të tëra për të kryer nëj vizitë apo për të takuar të afërmit e tyre.
Burime për tirananews.al nga QSUT bëjnë me dise se shkak i humbjes së vigjilencës është jo vetëm masat neglizhuese nga ana e mjekëve, por edhe keqmemaxhimi i shërbimit të ruajtjes së spitalit për mosrespektimin të distancave dhe rregullave të protokollit të vatrës më të madhe të COVID-19 që është QSUT .
Të njëjtat burime saktësojnë se kompania “Illyrian Guard”, që merret me ruajtjen e QSUT-së ka shkurtuar stafin edhe pse pagesat i ka marrë të plota duke punuar me kapacitete të pakta. Ndërkaq, edhe përzgjedhja e kësaj kompania të sapokrijuar me shpejtësi nga ministri Lleshaj është e gabuar pasi ajo krahas kapaciteteve, nuk ka edhe eksperiencën e duhur për të garantar sigurinë dhe rregullin në një institucion tepër prioritar për sistemin tonë shëndetësor.

  • 1592311006 511
  • 1592311006 517 1
  • 1592311006 5110

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.