Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kaos në radhët e republikanëve në SHBA

10:02 / January 5, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 100 vitet e fundit: Kandidati i partisë Republikane që ka shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve nuk ka marrë votat e mjaftueshme as në ditën e dytë të votimeve. “Presidenti nuk është zgjedhur”, deklaroi kryetari i përkohshëm pas votimit, një ngjarje e paparë në shekullin e fundit. Në fakt, ky duhej të ishte kulmi i karrierës së Kevin McCarthy. Para votimit, kandidati republikan 57-vjeçar deklaroi: “Mund të ketë një luftë në plenum. Por është një luftë për përfaqësimin e Dhomës dhe vendit”.

20 vota të republikanëve kundër

McCarthy ishte i vendosur të përsëriste votimin derisa të merrte shumicën e nevojshme për zgjedhjen në këtë post. Por, në dy raundet e para të votimit, ai pësoi një disfatë katastrofike. Kundër tij votuan 19 përfaqësues nga radhët e vet Partisë së tij Republikane, që është më shumë se sa që pritej. Në raundin e tretë, numri i kundërshtarëve në radhët e republikanëve u rrit madje në 20 vota kundër. E vetmja rrugëdalje ishte ndërprerja e seancës – që edhe ndodhi. Por ai nuk arriti të sigurojë shumicën e votave as në ditën e dytë të votimeve, ndonëse vet ish-presidenti Donald Trump bëri thirrje që të votohet për këtë kandidat.

Se si do të zhvillohen gjërat më tej është plotësisht e hapur. Një gjë është e sigurt: Republikanët janë të përçarë si kurrë më parë. Për rebelët në të djathtën e partisë, McCarthy nuk është mjaftueshëm vendimtar në luftën kundër Presidentit Joe Biden dhe demokratëve të tij. Kundërshtari i McCarthy, Matt Gaetz, i tha televizionit PBS: “Nëse doni të thani kënetën, nuk mund t’ia besoni këtë aligatorit më të madh”.

Mbështetësi i McCarthy, Lisa McClain thotë: “Unë mendoj se Kevin do të negociojë me anëtarët e partisë që nuk e votuan ate. Ai do t’i pyesë se çfarë kërkojnë ata për ta votuar.” Por McCarthy kishte mbajtur tashmë bisedime të tilla javën e kaluar – ato përfunduan pa sukses.

Disa kandidatë

Ish-deputeti republikan Charlie Dent i tha rrjetit CNN se McCarthy duhet të heqë dorë dhë të hapë rrugë për një kandidat tjetër republikan. “Kjo duhet të vijë nga njerëzit që e mbështesin atë. Ata duhet ta bindin atë të tërhiqet. Por është e mundur që kjo kërkon disa ditë”. Si kandidat i mundshëm është edhe Jim Jordan, një mbështetës i fuqishëm i ish-presidentit Donald Trump. E një kandidat i mundshëm është edhe Steve Scalise, deri më tani njeriu i dytë në Dhomën e Përfaqësuesve, pas McCarthy, i cili ndoshta ka shansa edhe më të mira.

“Ky është kaos”

Presidenti i ardhshëm i Dhomës së Përfaqësuesve është zyrtarisht personi i tretë më me ndikim në vend, pas presidentit dhe zëvendëspresidentit. Pa një president të ri, Dhoma e Përfaqësuesve nuk mund të funksionojë. Vetëm pas zgjedhjes së suksesshme të presidentit, përfaqësuesit mund të betohen dhe mund të emërohen kryetarët e bordeve. Përfaqësuesi demokrat Daniel Goldman e përshkroi situatën në TV MSNBC kështu: “Është thjesht kaos”. Kjo tregon paaftësinë e plotë të republikanëve për të bërë kompromis dhe për të qeverisur. Në Kongresin, ata do të përndiqen nga ekstremistët në partinë e tyre”. /DW/

republikane SHBA USA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.