Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kapelo dhe Del Piero “kryqëzojnë” Ronaldon pas eliminimit: E pafalshme, nuk duhet të kesh frikë topin

08:49 / March 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fabio kapelo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eliminimi i Juventusit nga Liga e Kampioneve këtë herë mban vulën e Kristiano Ronaldos, për këtë nuk janë të bindur tashmë vetëm tifozët që kritikojnë portugezin por edhe ekspertët, figura të njohura të futbollit si Fabio Kapelo e Alesandro Del Piero. Në analizën e tyre pas ndeshjes, ata nuk janë kursyer kundër portugezit për rolin e tij në këtë disfatë.

“Juventusi bën gabime elementare. Te ndeshja e parë i bëri një dhuratë duke u munduar që të niste aksionin nga poshtë. Pastaj kishte pavëmendje në golin e dytë, nuk mund të pësosh gola të tillë. Sot erdhi dhurata me penallti, Demiral u tregua naiv, mjafton që sulmuesit t’i rrish ngjitur. Është e rëndë. Por të rrotullohesh si bëri Ronaldo në murin mbrojtës, është e pafalshme, është shumë e rëndë. Lojtarët nuk duhet të kenë frikë nga topi, tha ish-trajneri italian i cili ka drejtuar në të kaluarën bardhezinjtë.

Edhe një ikonë e këtij klubi si Del Piero, nuk është kursyer në fjalët e tij, por gjithsesi e ka shpërndarë fajin dhe te të tjerët. “Juventusi u tradhtua nga Ronaldo? Po, por jo vetëm. Për atë që është figura e Kristianos, duhet të theksojmë një ndeshje nën nivel, por edhe të vështirë, pasi Juventusi luajti kryesisht në krahë. Portugezi ka përgjegjësinë e tij pasi është lideri i kësaj skuadre, por jo vetëm ai. Juventusi ka luajtur për më shumë se një orë me një lojtar më shumë dhe gjatë kësaj periudhe mund të krijonte më shumë se Porto i priti gjithmonë. Që nga fillimi i ndeshjes Porto e priste e tërhequr”, tha Del Piero.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.