Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kapet 37-vjeçari, mbushi Tiranën me dollarë false

09:02 / May 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dollare 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 37 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, nën akuzën se kishte hedhur në treg në mënyrë të vazhdueshme kartëmonedha false. Ai dyshohet se ka hedhur vazhdimisht në qarkullim, në subjekte të ndryshme tregtare në Tiranë, kartëmonedha të prerjes 100 dollarëshe. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kartëmonedha të prerjes 100 dollarë, të dyshuara të falsifikuara.

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dollars”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3. Hodhi në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, vihet në pranga 37-vjeçari. I arrestuari, i dënuar më parë për vjedhje dhe për mashtrim.

Sekuestrohen kartëmonedha të prerjes 100 dollarë, të dyshuara të falsifikuara. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, nisur nga disa kallëzime për një shtetas që hidhte në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, pas një punë te mirëfilltë hetimore disajavore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dollars”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit F. A., 37 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”. Ky shtetas dyshohet se ka hedhur vazhdimisht në qarkullim, nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë, kartëmonedha të prerjes 100 dollarë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kartëmonedha të prerjes 100 dollarë, të dyshuara të falsifikuara. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

dollare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.