Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kapet ”Kimisti”, ishte në Kolumbi. Është pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainë

15:37 / September 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 09 05 153521
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njëri prej anëtarëve të grupit që përpunonte dhe transportonte drogën në Frakull të Fierit është arrestuar në Kolumbi. Shtetasi kolumbian Samir Rosales Rodríguez njihej me pseudonimin “Kimisti”.

”Nga informacioni i siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe i shkëmbimit të informacionit me Policinë kolumbiane, nëpërmjet Interpol Tiranës, si dhe koordinimit të veprimeve me zyrat kombëtare të Interpolit në Ekuador dhe Kolumbi, u bë i mundur arrestimi në Kolumbi i shtetasit kolumbian Samir Rosales Rodríguez, i njohur si “Kimisti”, i dyshuar si pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainë në banesën e ish-kreut të komunës në Frakull të Fierit, V.Ç”, sipas njoftimit të policisë.

Gjykata e Apelit të Posaçëm konfirmoi në dhjetor të vitit të vitit të kaluar dënimet e dhëna nga shkalla e parë ndaj 10 personave të hetuar nga SPAK që u gjeten të implikuar si grupi që trafikoi përmes thasëve me pleh kimik 485 kilogramë kokainë. Nikolin Gjolena i konsideruar si kryesori i grupit, u dënua me 11 vite e 4 muaj burg, ndaj ish kryetarit të komunës Frakull, Viktor Çervanaku gjykata dha 15 vite burgim që zbresin në dhjetë vjet dënim për shkak të gjykimit të shkurtuar. I biri i ish-futbollist Denilson Çervanaku u dënua me 11 vite e katër muaj burg dhe familjari tjetër i tyre Zenel Çervanaku me 9 vjet e katër muaj burg.

Të gjithë të akuzuarit përfituan nga gjykimi i shkurtuar mes tyre Enxhi Ferhati që dënuar me tetë vjet burg, Klajdi Kodra me 11.4 muaj burgim Bledar Matoshi me 8 vjet burgim, Redion Meshi 9 vjet e katër muaj burg, Marildo Rona tetë vjet burgim dhe Julian Malaj 2 vjet burgim. Ky i fundit akuzohet për moskallëzim krimi dhe u urdhëruar lirimi i tij i menjëhershëm. Kokaina ishte dërguar nga Kolumbia dhe ndoqi linjën nga Pireu në Tivar prej nga ku u transportua në Shqipëri për t’u dërguar në banesën e Çervanakut që gjendej në një fshat të Fierit. Hetimet e kryesuara nga prokurori i SPAK Adnan Xholi zbuluan se si për të sjellë drogën, ishte krijuar një kompani e tregtimit të plehut kimik dhe ndërkohë në Frakull banesa u përshtat si laborator prej nga ku një ekspert i huaj do të ekstradonte kokainën.

kimisti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkodër, krim në familje/ Burri vret gruan, identifikohet viktima

14:01 / July 9, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për një viktimë

13:51 / July 9, 2026

Tronditëse në Korçë, i moshuari i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i banesës

12:45 / July 9, 2026

Shpërthim me tritol gjatë natës në Krujë/ Lënda plasëse i vendoset një makine, shkaktohen vetëm dëme materiale

11:40 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.