Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi u kap në makinë me lëndë narkotike.
Shërbimet e Policisë bazuar në inteligjencën informative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në doza në qytetin e Peshkopisë, janë vënë në ndjekje të një atuomjeti.
Drejtuesi i automjetit, D.C., 35 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe gjatë largimit përplasi një automjet të parkuar, por është kapur pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë.
Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti 35-vjeçarit (i dënuar më parë për disa vepra penale ) një sasi lënde narkotike canabis sativa.
Ndërsa gjatë kontrollit të automjetit u gjet një dozë lënde narkotike canabis sativa dhe një grirëse metalike që dyshohet se shërben për përpunimin e lëndës narkotike.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit D.C., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë të rendit publik”, “Largim nga vendi i aksidentit”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
