Policia e Fierit ka sekuestruar 21 390 euro, 1 637 000 lekë të rinj dhe 185 dollarë. Paratë u gjetën në automjetin e një 39-vjeçari nga Vlora të identifikuar me inicialet K. D.
Sipas policisë, paratë dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale, pasi 39-vjeçari nuk ka dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre.
“Policia e Fierit ka ndaluar në qytet një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin K.D dhe gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 21 390 euro, 1 637 000 lekë të rinj dhe 185 dollarë, për të cilat 39-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për 39-vjeçarin, banues në Vlorë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 1 aparat celular dhe automjeti me të cilin lëvizte ky shtetas”, thuhet ndër të tjera në njoftim.