Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kapet një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Luksemburgu

10:32 / March 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestimm 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar në pikën Kuftare të Muriqanit. Shtetasi i arrestuar është vënë Pjetër Ndoci (Lleshi). Ai ra në prangat e uniformave blu pas finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Montenegro”, nga FAST Albania, në bashkëpunim me FAST Montenegro, FAST Luxembourg dhe Drejtorinë Rajonale të Kufirit Shkodër.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Luksemburgu për vjedhje me dhunë në mënyrë të përsëritur.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijojnë operacionet e përbashkëta ndërmjet FAST Albania dhe homologëve, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Montenegro”.

Operacioni u zhvillua nga FAST Albania, në bashkëpunim me FAST Montenegro, FAST Luxembourg dhe Drejtorinë

Rajonale të Kufirit Shkodër.

Kapet një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Luksemburgu, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta të zhvilluara javët e fundit, nga FAST Albania, në bashkëpunim me homologët, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, një tjetër operacion është finalizuar falë bashkëpunimit  të sukseshëm ndërmjet FAST Albania dhe homologëve.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania, FAST Montenegro dhe FAST Luxembourg, si dhe shërbimeve të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Montenegro”.

Në kuadër të operacionit, në territorin e Malit të Zi, në pikën e kalimit kufitar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, bazuar në informacionet e dhëna nga FAST Albania, në bashkëpunim dhe me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, u bë e mundur kapja, nga FAST Montenegro, e shtetasit P. N.(Ll.), 40 vjeç, lindur në Vrith, Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore në Luksemburg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ndaj këtij shtetasi u ekzekutua, nga autoritetet policore të Malit të Zi, urdhër arresti ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet ligjzbatuese të Luksemburgut dhe vijojnë porcedurat për ekstradimin e tij për në Luksemburg.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Apeli i GJKKO-së burgos me 110 vite grupin e mashtruesve me Call Center

13:38 / October 5, 2026

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026

Shkodra mbetet problem! Asgjësohen 157 mijë bimë narkotike, 75% e kultivimeve në Alpe u goditën që në mbjellje

11:55 / October 4, 2026

Do shiste kokainë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari me dhjetëra doza kokaine

11:09 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.