Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kapet sasi e madhe heroine në kufi, arrestohen 7 persona

20:57 / February 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
k 2droge1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Terminalin Doganor të Hanit të Elezit, është gjetur një sasi e madhe droge, me peshë 83.5 kg, e llojit heroinë.

Zyrtarë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në një konferencë për media kanë thënë se për këtë rast janë arrestuar shtatë persona, ndërkohë që dy janë në kërkim.

Kryeprokurori Shukri Jashari, ka theksuar se këta persona janë ndaluar për 48 orë, si dhe akuzohen për veprën penale blerja, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve.

Sipas prokurorisë droga ishte e fshehur në pajisje për ndriçim dhe bëhet fjalë për 160 paketime me heroinë.

“Kjo ngarkesë me 83 kilogramë është ngarkuar në Turqi dhe destinacion ka pasur Prishtinën, gjatë kontrollimit është dyshuar se në mjetin transportues kanë qenë 32 reflektorë dhe në ata kanë qenë të futur 160 paketime me heroinë, i njëjti mall është sekuestruar nga policia”.

“Po ashtu është sekuestruar një kombi e një veturë e tipit Land Rover”.

Më tej ai theksoi se gjatë ditës janë bastisur edhe disa lokacione, në Pejë edhe Prishtinë është duke vazhduar bastisja edhe në pesë lokacione të tjera ka thënë Jashari.

Ndërkaq, Udhëheqja e Zyrës Doganore të Hanit të Elezit, Sakibe Nuredini, tha se gjatë punës rutinore, zyrtarët kontrolluan maunën dhe gjatë kontrollit në 32 reflektor kanë gjetur substanca narkotike.

“Menjëherë, kemi bashkëpunuar me policinë dhe prokurorinë për këtë rast”, ka thënë Nuredini.

Lidhur me këtë, edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, reagoi në Facebook.

Sveçla tha se rezultatet nuk mungojnë kur mes institucioneve ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë.

“Kur mes institucioneve të ndryshme ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë për të siguruar sundim të ligjit e luftë ndaj krimit të organizuar, rezultatet nuk mungojnë. Përgëzime Doganës, Policisë dhe Prokurorisë! 83.5 kilogram heroin më pak në treg, dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës”, ka deklaruar Sveçla.

arrestohet heorine kapet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në Rinas egjiptiani/ Kalonte ilegalisht emigrantët drejt vendeve të BE

10:32 / July 18, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.