Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kapri: Prokurorët e SPAK-ut po kërcënohen

15:57 / November 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
41aeea8d 3c07 4720 bb1b e581db892450
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri thotë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kërcënohet nga politika. Kapri theksoi se Partia Mundësia qëndron në mbështetje të SPAK-ut, teksa i bëri thirrje edhe partnerëve ndërkombëtarë që të reagojnë.

“Janë kërcënuar prokurorët e SPAK-ut. Altin Dumani vetë tha para dy ditësh se presioni është i përditshëm, kërcënimet ndaj prokurorëve kanë shkuar deri në rrezik për atentate. E gjithë kjo është shoqëruar me censurë dhe heshtje të orkestruar. Ne dënojmë me forcë sulmet ndaj SPAK-ut dhe i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ngrejë zërin pa vonesa”, tha Kapri.

Sipas Kaprit, ka nisur hapur lufta e të korruptuarve kundër SPAK-ut. “Këta janë njerëzit që duan të mbysin drejtësinë, që duan t’i shpëtojnë dënimit dhe të vazhdojnë të vjedhin shqiptarët. Ne, Partia Mundësia, jemi dhe do të jemi në krah të drejtësisë. Nuk do të dorëzohemi. Kjo është beteja më e rëndësishme e Shqipërisë sot: beteja mes të ndershmëve dhe të korruptuarve”, u shpreh ai.

“Unë besoj se shqiptarët e ndershëm nuk do të heshtin, e në fund, fiton e drejta. I bëjmë thirrje partnerëve tanë ndërkombëtarë: mos mbyllni sytë. Shikoni çfarë po ndodh në Shqipëri, një pushtet që po përpiqet të shkatërrojë drejtësinë për të shpëtuar veten”, përfundoi deputeti Kapri.

akuza Erald Kapri spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.