Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

KAS-i i Lozanës njofton Skënderbeun, ja kur merret vendimi i shumëpritur

15:47 / May 22, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skenderbeu feston
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Skënderbeu do të më sojë lajmin e shumëpritur në datën 21 qershor. Të paktën ky është vendimi i KAS, që ka zbuluar së fundmi edhe datën se kur do të dalë zyrtarisht vendimi për çështjen që lidh Skënderbeun me UEFA-n. Një çështje, e cila duket se do të marrë fund, për sa i përket pritjes në javën e parafundit të muajit qershor. 

Një zgjatje e vendimit final kishte sjellë me vete shumë dilema dhe paqartësi. Te Skënderbeu vazhdojnë të presin me ankth vendimin final të KAS-it në lidhje me dënimin 10-vjeçar të dhënë nga UEFA. Seanca e zhvilluar më 16 prill dhe tërheqja nga kjo dosje e disa prej dëshmitarëve kryesorë, ka bërë që në Korçë të shpërthejë entuziazmi për një vendim pozitiv. Megjithatë, verdikti final ende nuk po vjen dhe të gjithë presim me padurim të mësojmë se ç’do ndodhë me ekipin bardhekuq. Fillimisht u raportua nga KAS se vendimi do dilte gjatë muajve në vazhdim, por tashmë kemi një datë fikse, kur jo vetëm Korça, por i gjithë opinioni sportiv në vend do mësojë zyrtarisht çfarë do ndodhë me Skënderbeun.

Nëse KAS më herët ishte shprehur se vendimi do të dilte gjatë 4-6 javëve në vazhdim nga data e seancës dëgjimore, duket se tashmë gjithçka është më e qartë, por pa dyshim që ankthi është prezent në këtë klub.

QERSHORI – Vendimi që pritet në mesin e muajit qershor, duket se po mban të karikuar të gjithë ambientin bardhekuq. Pa dyshim që dalja e plotë dhe e argumentuar e vendimit nga ana e KAS do të sjellë reagime të ndryshme në kampin bardhekuq. Frika e parë është një dënim i lënë në fuqi për Skënderbeun apo qoftë edhe një zbutje e këtij dënimi. Që nëse ndodh kështu, korçarët do t’i gëzohen faktit se kanë kaluar edhe një vit nga ky dënim dhe vetëm kaq. Pavarësisht se klubi vijon të pretendojë pafajësinë dhe do ta ndjekë deri në shkallën më të lartë këtë çështje.

Në anën tjetër, duket se data me të cilën do të merret vendimi shkon ndesh me atë të hedhjes së shortit për të ndarë fazën eliminatore të Europa Ligës. Nëse vendimi, siç është bërë me dije, do të merret më 21 qershor, atëherë mund të themi se Skënderbeu me shumë mundësi humb Europën për këtë vit edhe në rast se listohet mes ekipeve që do të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionet europiane. Një gjë e tillë vjen si pasojë e faktit që shorti për eliminatoret hidhet në datën 18 qershor. Pra tri ditë para daljes së vendimit. Një gjë e tillë ndoshta është paksa abuzive, por nuk dihet ende se si UEFA do të veprojë nëse korçarët fitojnë pafajësinë.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026

Francë-Spanjë/ “La Roja” në festë, Yamal fiton penallti dhe Oyarzabal e shndërron në gol

21:41 / July 14, 2026

Mbappé hyn në histori! Askush nuk ka luajtur më shumë se ai me Francën në Kupën e Botës

21:38 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.