Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kasaphana në Greqi, 6 viktimat janë turq jo shqiptarë! Ngatërresa me pasaportat false

08:13 / September 12, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gerqia11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kasaphana me 6 persona të vrarë në qytetin bregdetar të Artemidës në Atikën Lindore, rreth 20 kilometra larg kryeqytetit grek, mbasditen e së hënës, ka tronditur vendin.

Sipas medias greke “Kathimerini” 6 burrat janë konfirmuar se ishin shtetas turq dhe jo shqiptarë, siç vetë mediat greke raportuan fillimisht. Viktimat posedonin kartat e identitetit franceze. Ka gjasa që konfuzioni se mund të ishin shqiptarë, ishte fakti se brenda mjetit u gjetën dhe disa pasaporta shqiptare, që mendohet se kanë qenë false.

Ata u qëlluan në një rrugë të izoluar rreth orës 18:30 të së hënës në mbrëmje, ndërsa po udhëtonin me një makinë blu me targa gjermane. Pesë nga viktimat u gjetën të vdekur brenda automjetit dhe i gjashti, që besohet se ishte drejtuesi, ndodhej jashtë tij.

Asnjë nga gjashtë viktimat të cilat ende nuk janë identifikuar zyrtarisht nuk u gjet me precedentë penalë në Greqi, ndërsa fakti që asnjë prej tyre nuk ishte i armatosur po trajtohet gjithashtu si potencialisht i rëndësishëm.

Sipas informacioneve, skenari i konsideruar si më i mundshmi nga autoritetet është se bëhet fjalë për një larje hesapesh, lidhur me një rast droge.

Greece
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.