Ivi Kaso, Sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike iu kundërpërgjigj në “Opinion” Arbjan Maznikut se është opozita ajo që po pengon votimin e emigrantëve. Kaso tha se me reformën e fundit konsensuale në vitin 2016 janë në kod dispozitat që lejojnë votimin, por pengesda ka ardhur pr shkak të mungesës së incentivimit nga ana e qeverisë.
Ivi Kaso: Çfarë e ka penguar? Ka dy parakushte. Parakushti i parë është që kemi që në vitin 2016 një ligj për regjistrimin e shtetasve që janë me banim të përhershëm jashtë vendit që do të thotë shtetasi që presupozohet që do të shprehë dëshirën nesër për të votuar, regjistrohet që është me banim të përhershëm në vendin X dhe në këtë mënyrë regjistrohet në regjistrin e posaçëm dhe i hiqet emri nga lista e gjendjes civile për të votuar në qarkun përkatës. Gjithë aspektet e tjera teknike janë zgjidhur.
Detyrimi i qeverisë nga 2016 është ta popullojë këtë regjistër, t’i incentivojë shtetasit shqiptarë që janë me banim të përhershëm jashtë vendit të regjistrohen, me mekanizmat që çdo mazhorancë, çdo qeveri ka. Qeveria këtë gjë s’e ka bërë dhe del tani, jemi 8 vjet pas adoptimit të ligjit dhe në vend që të mbajë një minimum përgjegjësie që ka vetëm 18 mijë rekorde nga sa u tha se asnjeri s’ka parë asnjë gjë, 18 mijë rekorde nga më shumë se 1 milionë e gjysmë shqiptarë me banim të përhershëm jashtë vendit del pa pikën e turpit dhe ka 8 vjet ka mbushur dynjanë dhe thotë “e pengon opozita” në një kohë kur ka dy nene specifike në Kodin Zgjedhor.
Kaso shton se emigrantët duhet të regjistrohen në e-Albania dhe kanë tentuar, por sistemi i ka refuzuar.
Ivi Kaso: Emigrantët duhet të regjistrohen, por nuk i regjistron qeveria. Unë kam dëgjuar dëgjesën që u bë në Komisionin e Posaçëm që ishte online nëpërmjet ‘Zoom’.
Blendi Fevziu: Ku duhet të regjistrohen?
Ivi Kaso: Duhet të regjistrohen në e-Albania dhe ka dëshmi, të më korrigjojë zoti Haçkaj nëse gaboj, të kolegëve të zotit Haçkaj që thonë emigrantë ose shtetas me banim të përhershëm jashtë vendit, kanë shprehur dëshirën, kanë muaj që tentojnë të regjistrohen në këtë regjistër të bekuar dhe nuk regjistrohen dot se s’ia pranon e-Albania. Tani, opozita e paska fajin edhe për këtë?