Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Kastriot Frashëri/ Festivali i 60-të i RTSH, prova se nuk prodhon dot as këngë as art!

18:55 / December 30, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
festivali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kastriot Frashëri

Duke qenë jashtë Shqipërisë prej ditësh nuk e kam parë asnjë sekondë këtë festival të marë peng nga tallavaria që po dominon kulturën këtë dekadën e fundit por mjaftoi 2 apo 3 të ashtëquajtura lajme Gosip të përgatitura nga disa laraska apo karafilë që ushqejnë mediat tona për të kuptuar që arti, kultura dhe muzika kombëtare mund të shiten lehtësisht si 2 lekshe jo vetëm tek televizionet private, por edhe tek emisionet e tyre më vulgare që kurësesi nuk konkurojnë dot as me Portokallet e Kasharit.

Nuk e imagjinoj dot që skena e festivalit kombëtar të këngës shqiptare i cili për afër 5 dekada ka lartësuar muzikën e lehtë për të cilin është autorizuar nga ligji Televizioni Publik të bëhet strehë e një shoë banal televiziv si BB-VIPA-at e Leshit dhe Artdit Gjebrejsi ta prezantojë këtë event madhor të kulturës shqiptare që paradoksalisht për ta konkuruar këtë ngjarje vjetore artistikr ka gjetur si sfidë “Këngën Magjepse”, e cila falë këtyre marifetçinjve të neveritshëm ky festival po degradon çdo vit e më keq.

Kritika kishte dhe vjet, dy vjet a tre vite më parë, por asgjë nuk ndryshon në atë godinë të keqpërdorur pasi edhe pse qelia e burgut po u rri hapur tek koka vijon e njëjta regjisurë asgjë e re nga fronti i TVSH…

Ndryshe nuk mund të kuptohet lidhja ‘live’ me ‘Big Brotherin’ e Kasharit për të imituar njëri-tjetrin dhe certifikuar si “Yje” disa fundërina të shoqërisë sonë që nuk kanë asnjë lidhje me artin, kulturën, shkencën, filozofinë, drejtësinë, mjekësinë, moralin apo edhe vetë muzikën.

Kjo gjë e jashtëzakonshme që ka ndodhur sot në Festivalin e Këngës tregon më së miri nivelin në të cilin ka rënë arti e kultura në vulgaritet deri sa kërkon ndihmë nga Arditi i Klanit dhe Bigu i Topit.

Është pikërisht ky realitet i hidhur, rrjedhoje edhe e keqadministrimit të tij, që ndonëse jemi shumica taksapagues direkt të RTSH, por që përveçse të paguajmë faturën e tij nuk na mban të lidhur asnjë sekondë me ketë televizion. Në fund të fundit, përderisa ky institucion publik nuk realizon misionin e tij le të shkrihet, meqë dhe Mafia e Ndërtimit nga informacionet që kam i ka vënë syrin për ta marrē me konçension e në këmbim ti japë RTSH nja dy a tre kate në këmbim të gllabërimit të oasurisë publike nga gradaçelat që do të ndërtojë mbi truallin e tij, e të mos bëhet më barrë e shqiptarëve duke paguar taksa përsa edhe drejtimin e eventit kryesor të muzikës së tij e dorëzon në personazhe groteske të marë borxh me qira, a thua se nuk paska ikona të veta ky televizion me mbi 80 vjet jetë dhe nuk prodhon dot art sa edhe batutat duhet ti gjejë periferisë së Kasharit?!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

O sa mir me ken… dëshmitar, o hej!!

11:11 / September 17, 2026

Pse u dënua Hashimi

20:40 / September 16, 2026

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

20:20 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.