Përveç Superiores, ditën e sotme do të zbresë në fushë edhe Kategoria e Parë, në të cilën do të ketë shumë përballje direket si për ngjitjen në elitë, po ashtu edhe në grupin e play-out. Një nga sfida që bie në sy është ajo mes Kastriotit dhe Besëlidhjes.
Krutanët kanë një avantazh prej nëntë pikësh nga lezhjanët dhe me një fitore sot mund t’iu jap fund llogarive.
Ndërkohë, dy ndeshje të rëndësishme në Grupin B për llogari të ngjitjes në Superiore janë ato mes Pogradecit e Apolonisë dhe Lushnjes me Besën. Sakaq, Dinamo e Grupit A, luan për zonën e paly-out në transfertën delikate përballë Veleçikut. Bluve kryeqytetas nuk iu falen hapat fals, pasi Veleçiku është një rival direkt.
Grupi A, play-off:
17:00 Kastrioti-Besëlidhja
17:00 Erzeni-Korabi
Grupi B, play-off:
17:00 Pogradeci-Apolonia
17:00 Lushnja-Besa
Grupi A, play-out:
17:00 Tërbuni-Burreli
17:00 Veleçiku-Dinamo
