Browsing: Lajmet e Fundit

Lajmet më të fundit nga Shqipëria dhe bota – informohu në kohë reale me zhvillimet kryesore, vetëm në tirananews.al

Konfirmimi i dy rasteve të prekura me koronavirus në Shqipëri, babë e bir, ka sjellë reagimin e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.  Ajo i ka paraqitur qeverisë 10 propozime ku mes tyre kërkohet shpërblim me 50 % të pagës për personelin mjekësor që po përballet me situatën e koronavirusit, një pagë e plotë për prindërit

Pas deklaratës së presidentit Donald Trump se nuk duhet të krijohet panik për shkak të koronavirusit, pasi vdekshmëritë nga grupi sezonal vitin e kaluar kanë qenë më të larta, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama. Teksa ka shpërndarë reagimin e Trump, Rama thekson se nuk duhet pasur frikë, por duhet të tregohet shumë kujdes.

Kina ka hapur spitalin e parë “inteligjent” të koronavirusit, ku janë robotë me fuqi 5G që ofrojnë kujdes për pacientët. Gjashtë lloje të ndryshme droids kanë marrë poste në strukturë për të zvogëluar ngarkesën e rëndë të mjekëve dhe për të parandaluar infeksionin kryq midis tyre dhe pacientëve. Programi i teknologjisë së lartë u nis

Tetë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit “Besa 2018”, gjatë dy vitesh hetime. Në njoftimin për media bëhet e ditur se operacioni është zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, hungareze dhe atë turke, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve. Gjatë operacionit në

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter lidhur me vendimin për mbylljen e shkollave. “Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë

Ka shkuar në 84 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Greqi. Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke. Ndërkohë, 81 prej të prekurve janë shtetas grek, që kryesisht kishin ardhur nga Italia, ndërsa 3 shtetas janë të huaj. Ndërkohë, raste me koronavirus janë paraqitur dhe në Maqedoni, si dhe në Shqipëri. Aktualisht

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se urdhri për anulimin e fluturimeve prej dhe drejt Veriut të Italisë dhe transportit detar përfshin pasagjerët dhe jo mallrat. Në një deklaratë për shtyp, ministrja shpjegoi se vendimi është marrë me qëllim minimizimin e përhapjes së virusit COVID-19. Balluku tha se ndalohen të gjitha fluturimet