Browsing: Politikë

Pak minuta më parë një lëkundje e fortë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter është regjistruar në Greqi. Lëkundjet janë ndjerë në orën 21:22 të mbrëmjes, me epiqendër 62 km në jugperëndim të Janinës dhe 30 km në veriperëndim të Préveza. Ende nuk dihet nëse ka apo jo dëme materiale, por lëkundjet kanë qenë të

Në Shqipëri prej disa kohësh vijon debati për paketën antishpifje, që është pritur me mjaft kritika edhe pse qeveria është tërhequr disa herë për ndryshime. Ndërkohë një valë masive padish për shpifje janë depozituar në gjykatë për drejtuesit më të lartë të opozitës nga kryeministri Edi Rama dhe disa zyrtarë e ligjvënës të shumicës. Avokatët

Kryeministri Edi Rama u përfshi në diskutime sot me një qytetare të qytetit të Durrësit, pasi kjo e fundit deklaroi se pallatet e dëmtuara nga tërmeti po amortizohen dhe po u vidhen instalimet përditë. Teksa i kërkoi që të mos flasë pa lidhje, kryeministri i shpjegoi se nëse instalimet vidhen do të rregullohen nga pronari

Agim Kajmaku ende në arrati pritet të gjykohet për falsifikim të vulave dhe stampave, falsifikim të dokumenteve zyrtare si dhe kryerja e funksioneve pas largimit si kryebashkiak i Vorës. Akuza e fundit që rëndon ndaj tij ka lidhje emërimin në detyrë të ish-drejtorit të kabinetit të tij, Gentian Picari, të cilin e emëroi zëvendëskryetar bashkie

Presidenti i Parlamentit Evropian, Davide Sassoli do të ketë një vizitë zyrtare në Tiranë në datat 3 dhe 4 shkurt, Sipas agjendës së publikuar ai do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta, Kryeparlamentarin Ruçi dhe drejtuesit e opozitës, Basha e Kryemadhi me të cilët pritet të diskutojë lidhur me situatën politike në

Partia Demokratike i është përgjigjur Taulant Ballës përmes sekretarit për çështjet ligjore, Çlirim Gjata, i cili thotë se reforma elektorale është një hap i rëndësishëm për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. “Hapi i dytë është qeveria tranzitore para çdo palë zgjedhjesh dhe padyshim ndëshkimi i atyre që janë kapur duke blerë vota”, shkruan Gjata. REAGIMI

Paketa u miratua dje, ndërsa ka hyrë në fuqi menjëherë si akt normativ. Sipas draftit, “Operacioni Forca e Ligjit” dhe Antiterrori janë strukturat për zbatimin e aktit normativ. Paketa Anti-KÇK ka si qëllim goditjen e krimit të organizuar, gjurmimin e pasurive të krijuara nga krimi dhe sekuestrimin e pasurive të paligjshme të personave nën hetim

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka folur mbi një marrëveshje për zgjedhje të parakohshme. Me një status në Facebook Balla e quan fantazi dhe thotë se nuk është temë e dialogut me Lulzim Bashën. STATUSI I TAULANT BALLES QARTËSIM Lulzim Basha paska “konfirmuar” marrëvëshje për zgjedhje të parakohshme! Mbase kjo i vlen si