Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenti i PE, Davide Sassoli në Tiranë/ Ja agjenda

13:21 / February 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Parlamentit Evropian, Davide Sassoli do të ketë një vizitë zyrtare në Tiranë në datat 3 dhe 4 shkurt,

Sipas agjendës së publikuar ai do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta, Kryeparlamentarin Ruçi dhe drejtuesit e opozitës, Basha e Kryemadhi me të cilët pritet të diskutojë lidhur me situatën politike në vend dhe rrugën europiane të Shqipërisë.

AXHENDA:

3 shkurt

Në orën 11:00 Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të zhvillojë një takim me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca. Më pas, në orën 11:30, Sassoli do të takohet me Kryeministrin e vendit, Edi Rama. Pas takimit Rama dhe Sassoli në orën 12:15 do të
mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në mjediset e Kryeministrisë.

Në orën 14:45 Presidenti PE Sassoli do të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare.

Në orën 15:15 Sassoli do të mbajë një fjalë në seancën plenare.

Pas fjalës në seancën e parlamentit zyrtari i lartë i BE-së do të takohet me Presidentin Ilir Meta në orën 16:00.

Në orën 16:45 Sassoli do të zhvillojë një bisedë me studentët e Universitetit të Tiranës.

4 shkurt

Axhenda e Presidentit të PE, Sassoli do të vijojë me një takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në orën 09:30.

Në orën 10:45 Sassoli do të takohet në selinë e Partisë Demokratike me Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas takimit me drejtuesit e opozitës, Sassoli në orën 12:30 do të zhvillojë një takim me stafin e Delegacionit të BE-së në Tiranë, takim i cili do zhvillohet në mjediset e “Shtëpia e Europës”.

Vizita e Presidentit të Parlamentit Europian, David Sasoli vjen në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit europian të Shqipërisë, e cila synon hapjen e negociatave para samitit të Zagrebit./eunews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Alarm emergjence në telefonat e miliona britanikëve, rrezik i lartë nga zjarret në Angli dhe Uells

10:50 / August 15, 2026

Zjarri përfshin 300 hektarë pyje në Gjermani, evakuohen mbi 2 mijë banorë, flakët afrohen pranë fshatit

10:45 / August 15, 2026

Ronaldo dhe Georgina nënshkruajnë marrëveshje paramartesore para martesës sekrete, zbulohet edhe detaji për pasurinë

10:31 / August 15, 2026

Zjarret në vend/ 35 vatra zjarri në 24 orë, 8 vijojnë aktive, Forcat e Armatosura dhe mjetet ajrore në terren

09:42 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.