Taksa e ndërtesës hyri në fuqi në datën 1 janar 2019 dhe kategoritë që përjashtohen nga kjo pagesë janë, kryefamiljarët pensionistë dhe familjet me ndihmë ekonomike.
Formula e re parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.15% .
Sa i takon formulës aktuale të vjeljes së kësaj takse, pushteti vendor për 11 muaj të vitit 2018 ka mbledhur në total 4.8 miliardë lekë.