Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Katër shtetas të rinj betohen për shtetësinë shqiptare/ Veliaj: Bashkohemi në një skuadër, me misionin për të çuar Tiranën përpara

13:14 / July 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 53
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

4 qytetarë të kombësive të ndryshme kanë marrë nënshtetësinë shqiptare, duke u bërë tashmë pjesë e asaj që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi si “skuadra shqiptare”. Në ceremoninë e betimit, kreu i Bashkisë theksoi se ky është momenti më i mirë, për t’iu bashkuar një skuadre, e cila ka si mision të përbashkët të çojë përpara Tiranën dhe Shqipërinë.

“Përtej skuadrave sportive, edhe qyteti është një skuadër, edhe shtetësia është një skuadër, edhe kombi është pjesë e një skuadre. Sot ju shoh si anëtarë të skuadrës, jo vetëm si njerëz që merrni një pasaportë të re, por si njerëz që abonohen në këtë kauzë, në këtë mision, që është misioni për Tiranën dhe Shqipërinë moderne”, tha Veliaj.

Sipas kreut të Bashkisë, numri i vizitorëve të huaj sot në Tiranë ka bërë që të dyfishohet popullsia e saj, duke e kthyer kryeqytetin shqiptar, nga një vend i izoluar, në vendin më të hapur dhe më kurioz për t’u vizituar nga turistët e huaj.

“Ne kemi mesatarisht rreth 1 milionë turistë në muaj. Do të thotë se kemi dyfishin e popullsisë sonë çdo muaj në Tiranë, në formën e turistëve. Janë dy herë më shumë kazanët që duhen pastruar nga mbetjet, sepse prodhohet pa fund nga hotelet, airbnb, bujtinat; ka dy herë më shumë harxhim të ujit. E shoh edhe në trafik sepse shumica e turistëve sapo zbresin marrin një makinë me qira dhe i shtohen lumit të lëvizjes së Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku.

Ai theksoi se teknologjia e informacionit dhe punët digjitale janë fokusi ku duhet orientuar vëmendja e të rinjve sot. Sipas tij, punët e së ardhmes janë ato që paguhen më mirë dhe sigurojnë të njëjtin standard jetese në kryeqytetin shqiptar, ashtu si në vendet e tjera të Europës.

“Nëse ke një nga këto punët e së ardhmes që paguan mirë, ke çdo gjë që mund të duhet në këtë ekosistem. Fokusi ynë ka qenë për ta orientuar Tiranën drejt këtyre punëve.”, tha Veliaj.

Ai vlerësoi faktin që vitin tjetër, Tirana do jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, duke e parë këtë si një mundësi të shkëlqyer në shkëmbimin e përvojave artistike e kulturore mes trupave pjesëmarrëse

veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së: E vërteta me ambasadorin

22:21 / June 5, 2026

Kombëtarja mbyll përgatitjet, titullarin më të vlerësuar e zëvendëson Myrto Uzuni

21:37 / June 5, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europianë: Në fazën finale të negociatave, rruga e duhur për integrimin

20:14 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.