Dy automjete u dogjën me zjarr mëngjesin e sotëm rreth orës 02:00 në lagjet nr.4 dhe 14. Sipas njoftimit të policisë ka rënë zjarr në automjetet e shtetasve G.C, dhe J.G, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia nga veprimet e para hetimore ka identifikuar autorët e dyshuar të ngjarjes.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin K.Sh, 18 vjeç, dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar dyshohet se dogjën automjetet pas një konflikti për motive të dobëta me pronarët e automjeteve dy javë më parë.
Gjyshja e djalit që iu dogj makina, u shpreh se i nipi disa ditë më parë ishte zënë me disa djem të tjerë, por arsyen nuk e di. Ata u njoftuan nga komshija për djegien e makinës, pasi të gjithë kishin rënë të flinin gjumë.
Çfarë ndodhi mbrëmë?
Gjyshja: Ne po flinim mbrëmë, na lajmëroi komshia, ishte ngritur ajo se ka një fëmijë të vogël. U ngrit për fëmijën kur pa zjarrin. “Shpejt zjarr” na tha neve! Ku ka rënë ky zjarri thamë ne? U ngrit djali pastaj, nipi mori markuçin, e shuajtëm vetë. Kush kishte konflikte nga familjarët tuaj? Ne nuk kishim asnjë konflikt, ky ishte zënë me ca djem.
Kush nipi?
Gjyshja: Po nipi, siç bëjnë djemtë. Një e gjysmë ka qenë ora, nuk e di pse e bënë.
Dëgjuat zhurmë nga djegia, pati shpërthime?
Gjyshja: Asgjë nuk dëgjuam, na njoftoi komshija. E mori në telefon nipin dhe i tha “shpejt se po të digjet makina”.
