Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Katër vite burg për shoferin që përplasi katër vajzat, nëna e njërës nga viktimat: Jeta vlejti vetëm kaq

16:21 / July 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksident 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me katër vite burg Behar Pemën, drejtuesin e automjetit i cili shtatorin e kaluar përplasi në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, një tjetër automjet ku po udhëtonin katër vajza dy prej të cilave ndërruan jetë, Lusinda Garunja dhe Zheneta Qallia.

Nëna e njërës prej tyre ka shkruar në një status në rrjetet sociale e bija u përplas për vdekje në ditën e saj të lindjes. Ajo shprehet se ia lanë në dorë drejtësisë dhe nuk kërkuan vetëgjyqësi por jeta e tyre vlejti vetëm katër vite.

“Më 13 shtator në ditëlindjen tënde Lusi, fryma e jeta jeme, ta morën jetën padrejtësisht… në një ditë kur si çdo e re don me e gëzu, ti më erdhe e pajetë e veshun si nuse, ashtu si çdo nane don me e pa bijën e vet, por në arkivolin e ftoftë…

E dje ty e shoqen tande Xheni të vranë për së dyti… ia lamë në dorë drejtësisë e nuk kërkumë vetëgjygjësi, e jeta dy vajzave të vdekuna dhe e dy të tjerave që shpëtunë nga dora e Zotit vlejti vetëm 4 vite dënim për autorin…

Si mundet me ndodh e si nuk përmbyset kjo botë…. Edhe sa gjamë duhet me ndodhë që i papërgjegjshmi me marrë dënimin e meritum e mos me e pësu edhe shum familje të tjera dhimbjen tonë!!!!!”, shkruan ajo.

Behar Pema, shoferi i automjetit tip ”Benz” që goditi nga pas makinën ku udhëtonin katër vajzat ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi 160 km në orë. Sipas ekspertëve auto-teknikë ai nuk ka frenuar, pasi gjatë ekspertimit në vendin e ngjarjes nuk ka pasur shenja frenimi. Pema rezultoi i dehur në testin e alkoolit të kryer menjëherë pas ngjarjes dhe u vu në pranga nga uniformat blu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Avokati Ndreca: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e avokatëve britanikë me Veliajn

16:58 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.