Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kavajë, një person nën hetim dhe sekuestrohen 69 shezlongë

15:46 / June 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1750945108 plazh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, vijojnë kontrollet përgjatë vijës bregdetare për lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje. Këtë të enjte në plazhin e Vilë Bashtovës u sekuestruan 69 komplete me çadra dhe shezlongë, të vendosura në mënyrë të paligjshme nga shtetasi A.A, 52-vjeç, banues në Rrogozhinë. Ai u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe materialet iu referuan Prokurorisë.

Njoftimi i policisë

Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Lirohet një hapësirë në plazhin e Vilë Bashtovës, që ishte zënë në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen 69 komplete me çadra dhe shezlongë. Procedohet penalisht 1 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.

Gjatë kontrolleve, në një hapësirë publike në plazhin e Vilë Bashtovës u hoqën dhe u sekuestruan 69 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga shtetasi A. A. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

69 shezlongë Kavaje plazh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjendet trupi i pajetë i alpinistit që ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat

12:45 / July 13, 2026

Vrau gruan me armë gjahu për motive xhelozie/ Gjykata e Shkodrës lë në burg pa afat 64-vjeçarin

10:50 / July 13, 2026

Vrasja në Shkodër, flet kushëriri i viktimës: Shteti e di konfliktin tonë…

11:59 / July 12, 2026

Operacioni antidrogë në Lezhë, arrestohen tre persona dhe asgjësohen 436 bimë kanabisi

11:19 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.